Dier vazhdon kontratën me Bayernin

Eric Dier ka vazhduar kontratën me Bayern Munchenin.

Mbrojtësi anglez sot ka nënshkruar kontratën e re, e vlefshme deri më 30 qeshor 2025.

Dier u transferua te gjigati gjerman gjatë muajit janar në formë huazimi, por për shkak të një klauzole të rënë dakord reciprokisht ai tani ka vazhduar kontratën edhe për një vit,

“Jam shumë i lumtur në Mynih. Tani e ardhmja ime është e vendosur dhe mund të përqendrohem vetëm në performancën time dhe se si mund ta ndihmoj klubin. Ne duam të fitojmë ndeshje dhe tituj përsëri, edhe nëse është një fazë e vështirë për ne për momentin.”, tha Dier pas nënshkrimit të kontratës.