…shqiptarët (disa) si duket janë “të dënuar” që të jenë robër dhe spiunë… desha të them shërbëtorë që në mënyrë “revolucionare” ndryshojnë në “shërbëtori “, shërbëtorë të Perandorisë Osmane, pastaj bullgaro-greko-serbo-maqedono-italiano e deri te amerikano-minishengeno … Shërbëtorinë e kanë edhe si mjeshtëri e ushqim “shpirtëror “, “kulturor “ edhe “tokësor”… atë madje e bëjnë në mënyrë “publike”, sepse fshehurazi ata nuk njohin askënd “trima sa të duash” thua se e kontrollojnë-sundojnë tërin e tërit?! …mentalitet i fëlliqur, paradoksal, që edhe kur lutet “nuk din” të lutet… edhe për shpëtim shpirtëror e njerëzor… por lutet: Zot “poshtëromë”, bëmë shërbëtor të shërbimeve të ndryshme në formën më të përsosur-moderne … edhe ku nuk duhet të kërkojnë leje, ata kërkojnë leje nga “dikush”, që nesër po ai edhe nuk e njeh … Sa mirë ka thënë Ardian Klosi: “I shoh të munduar me kryet në hi… Jetojnë në mes plehut dhe thonë “s’ka problem”… ia hedhin kujtdo, të gjithëve “ua hedhin”… Harbutë me miletin, të urtë me pushtetin… Dhe shajnë e ankohen si s’lënë gjë pa sharë… Dhe gratë e tyre nuk ngrenë kurrë zë… Kur lënë atdhenë e gjejnë pak rehat… Më dalin në gjumë më shtinë tmerrin, të frikshëm, të trembur, parruar, munduar… Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët”!!! Besimtarisht nuk kam të drejtë të jetoj pa shpresë dhe t’mos propozoj diçka që mund të jetë “shpëtimtare”, propozimi im është, pasi që nuk ekziston Perandoria Osmane, atëherë: ta shpallim hapësirën shqiptare si koloni (republikë) amerikane….. por nuk ju “garantoj ”, se si do ju “mirëpresin” vetë shqiptarët amerikanë…!!??
Ismail bardhI 1/24/2020 Dallas TX