Ballina Ekonomi Diaspora i përgjigjet masivisht Kurtit, ja sa para kanë mbledhur

Diaspora i përgjigjet masivisht Kurtit, ja sa para kanë mbledhur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dje ka kërkuar nga mërgimtarët që ta ndimojnë qeverinë me mjete financiare, për ta luftuar koronavirusin.

Ai bëri të ditur se qeveria ka hapur një xhirollogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

Të gjitha mjetet, sipas tij, do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.

“Të dashur bashkatdhetarë, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ju bëj thirrje që edhe këtë herë të bëheni pjesë e solidaritetit, ndoshta më shumë se kurdoherë më parë, dhe të na ndihmoni në luftën kundër COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. E kemi parasysh që pandemia ju ka prekur edhe juve në mërgatë, e edhe të afërmit tuaj në Kosovë. Mirëpo, si gjithnjë, kur kemi qëndruar së bashku, edhe këtë herë do t’ia dalim së bashku”, ka thënë Kurti.

E kësaj nisme i është përgjigjur masivisht menjëherë kosovarët që jetojnë në vendet e ndryshme të botës, shkruan IndeksOnline.

Madje për të treguar përkrahjen e tyre kanë publikur shumën që i kanë dhuruar për të ndihmuar Kosovës.

Këto para nga diaspora shkojnë direkt në Thesarin e Kosovës.

Exit mobile version