Diamanti më i madh blu, xhevairi me i bukur i nxjerrë ndonjëherë në ankand, mund të shitet minimalisht 50 milionë Dollarë në ankandin e bizhuterive të rralla të Kristis në Gjenevë më 7 Nëntor.
I njohur si “Blue Royal”, ky diamant blu i vendosur në një unazë, është ndër më të rrallët që janë zbuluar ndonjëherë.
Ajo që e bën “Blue Royal” kaq të rrallë dhe të veçantë është madhësia e tij. Me 17.6 karat, është më i madhi në llojin e tij. Diamanti më i madh i këtij lloji i nxjerrë në ankand 7 vite më parë nga kjo shtëpi ishte 14.6 karatë dhe u shit për 57 milionë Dollarë”.
Në ankand do të prezantohet gjithashtu një orë dore Rolex e mbajtur nga Marlon Brando në filmin e vitit 1979 “Apokalips Nau” në anën e pasme të së cilës aktori gdhendi firmën e tij për të shmangur ndërrimin e saj aksidentalisht gjatë xhirimeve dhe pritet të vlerësohet në shumën e 1 deri në 2 milionë Dollarëve.