Ballina Video Ligjërata Dialogu i nxehtë ndërmjet Lapsit dhe Gomës

Dialogu i nxehtë ndërmjet Lapsit dhe Gomës

Goma i tha lapsit: Si je o shoku im?!

Lapsi i’a ktheu me nervozë: Unë nuk jam shoku yt…Unë të urrejë ty!!

Goma e habitur dhe e pikëlluar i tha: Po pse!? Lapsi : Sepse ti e fshin atë që unë e shkruaj!

Goma: Unë nuk fshij përveç ato që jan gabim.

Lapsi: Po cila është puna jote!?

Goma: Unë jam fshirëse dhe kjo është puna ime…

Lapsi: Kjo nuk vlenë të quhet punë!

Goma: Puna ime është e dobishme sikurse puna jote!

Lapsi: Ti po gabon dhe po krekosesh, sepse ai që shkruan është më i mirë se ai që fshinë.

Goma: Largim i gabimit (fshirja) është i barabartë me shkrimin e të qëlluarës.

Lapsi heshti për nje çast dhe me një dozë pikëllimi i tha: Megjithatë unë po të shohë se ti nga dita ne ditë po zvogëlohesh.

Goma i tha: Po, sepse unë sakrifikoj nga vetja ime sa herë që fshij ndonjë gabim..

Lapsi i tha me zë të dridhur: Edhe unë e vërej se po shkurtohem(zvogëlohem) nga ç’kam qenë…

Goma i thotë duke e ngushlluar: NUK MUNDEMI ME JU NDIHMU TË TJERËVE, PËRVEÇ NËSE SAKRIFIKOHEMI PËR TA!

Pastaj goma e shiqoi lapsin me empati dhe e pyeti: A vazhdonë ende të më urreshë?!

Lapsi duke buzqeshur i tha: si të të urrej kur “Sakrifica” na ka bashkuar!?

Vëlla i dashur dhe Motër e respektuar!

Çdo ditë që zgjohesh, shkurtohet ymri yt për një ditë…

Prandaj, nëse nuk mund të arrish të jesh “Laps” që i’u shkruan të tjerëve lumturinë, bëhu “Gomë” që ua fshinë atyre pikëllimet, iu mbjell shpresën dhe optimizmin në shpirtërat e tyre, sepse e ardhmja do jetë më e mirë dhe më e ndritshme, me emër të Zotit.

Marre nga statusi i Hoxhe Husamedin Abazi 

Exit mobile version