Ballina Lajmet Kosovë Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi mes Lajçakut dhe kryediplomatit grek

Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi mes Lajçakut dhe kryediplomatit grek

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Temë e këtij diskutimi ka qenë edhe progresi në dialogun Kosovë – Serbi, përcjell teve1.info

Me këtë rast, Lajçak ka falënderuar kryediplomatin grek për mbështetje në rajon.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”, ka shkruar ai në Tëitter.

Teksa, Dendias ka bërë të ditur se së bashku me Lajçak kanë diskutuar edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Exit mobile version