Sot në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE.
Antigona Baxhaku, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar Telegrafin se në këtë takim do të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare.
Ajo bëri të ditur se ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga koordinatori, Skënder Hyseni.
“Takimi i radhës në Bruksel do të zhvillohet të enjten në nivel të ekspertëve. Do të vazhdoj diskutimi nga takimi i fundit për zgjidhjen e pretendimeve financiare”, ishte shprehur Baxhaku.