Ballina Artikuj Dialog ndërmjet shejtanësh

Dialog ndërmjet shejtanësh

Një shejtan i vogël: “Si ja ke bërë që ke dërguar kaq shumë shpirtëra në ferr?”

Djalli plak: “Përmes frikës!”

I riu: “Punë e shkëlqyer! Nga se kishin frikë? Nga lufta? Uria?”

Plaku: “Jo, nga një sëmundje.”

I riu: “A u sëmurën? A po vdisnin? A kishte ndonjë kurim?”

Plaku: “U sëmurën dhe vdiqën. Kishte edhe kurim.”

I riu: “Nuk po të kuptoj!”

Plaku: “Aksidentalisht besuan se e vetmja gjë që duhet të ruanin me çdo kusht ishte JETA! Nuk u përqafuan, nuk u përshëndetën, u larguan nga njëri-tjetri. Hoqën dorë nga të gjithë kontaktet me njerëzit dhe nga çdo gjë që ishte njerëzore!

I mbaruan paratë, humbën punën, por zgjodhën që të frikësoheshin se mos humbnin jetën, ndonëse nuk ju kishte mbetur as bukë.

Besuan çdo gjë që dëgjuan, lexuan nga gazetat dhe ju besuan verbërisht atyre. Hoqën dorë nga liria, nuk dolën kurrë nga shtëpia, nuk shkuan në asnjë vend. Nuk i vizituan të afërmit dhe miqtë.

Bota u shndërrua në një kamp të madh përqëndrimi me të burgosur vullnetarë.

I pranuan të gjitha. Vetëm për të mbijetuar edhe një ditë tjetër të mjerë…

Nuk jetuan, vdiqën çdo ditë.

Ishte e lehtë t’i merrje ato shpirtëra të mjerë.”

C.S. Lewis – “The Screwtape Letters”, shkruar në vitin 1941.

Përktheu Genc Çurgu

Exit mobile version