Ballina Kulturë Libra Dialog mes nxënësit dhe mësuesit: Një tregim urtësie

Dialog mes nxënësit dhe mësuesit: Një tregim urtësie

I thashë njëherë mësuesit tim:

-“Kam lexuar një libër prej të cilit nuk mbajë mend asgjë!”

Në atë çastë ai ma zgjati një hurmë dhe më tha:

-“Përtype!”

Unë e përtypa!

E më pas më tha: “A u rrite?!”

-“Jo” i thashë!

E ai ma ktheu: “Kjo hurmë të cilën e çove në stomakun tënd, do të ndahet në disa pjesë, e pas kësaj, ajo do të bëhet mish, kockë, lëkurë, flokë, thonjë dhe qeliza!”

E pas kësaj arrita që ta kuptoja se edhe leximi im, do të ndahej në disa pjesë, e një pjesë do të përqëndrohej në gjuhën time, një pjesë do të shtonte dijen time, një pjesë do të fokusohej tek gdhendja dhe stolisja e moralit dhe edukatës sime, e do ta hollonte stilin tim të të shkruarit dhe të folurit, megjithëse, unë s’do ta kuptoja këtë!

Nga Salman al-Ouda

Exit mobile version