Ballina Artikuj Dialektika e idealeve dhe modeleve

Dialektika e idealeve dhe modeleve

Hoxhë Halil Avdulli

Çdo njeri fetar formon një imazh mendor me të cilin udhëhiqet në jetën e tij. Ky imazh përbëhet nga tri pjesë:

1. Vlerat dhe parimet e pastërta, të cilat ai aspiron t’i ndjekë dhe të modelojë jetën sipas tyre.

2. Shembëlltyrat në formën e njerëzve që kanë arritur të afrohen me këto parime, të cilët ai i merr si model për t’i ndjekur.

3. Mjetet apo metodat që i mundësojnë atij, ose atyre njerëzve, të realizojnë me sukses ato parime në jetën praktike, dhe kështu ai priret të mbështetet në to.

•Historia njerëzore nuk ka njohur – dhe nuk do të njohë – një shembull që i ka realizuar keto vëlera në shkallë absolute. Modeli nuk mund të jetë i përsosur, sepse kjo është përtej mundësisë njerëzore, sepse feja është një udhëzim hyjnor i plotë, ndërsa besimtari është një qenie njerëzore me mungesa.

Ngatërrimi i këtyre pjesëve lind sëmundjen e “personifikimit”: Kur fillojme me besu se njerzit mund të jenë vet vlerat.

Personifikimi prodhon dy sëmundje të tjera: paarritshmeria dhe ngurtësimi.

• Paarritshmeria është besimi se më e mira tashmë ka ndodhur dhe se e kaluara përfaqëson majën që nuk mund të arrihet më. Kështu, ngjarjet e së kaluarës shihen si goditje të domosdoshme dhe të pakorrigjueshme, gjë që çon në nënshtrim ndaj kufijve të saj dhe mbylljen e dyerve për aspirata të reja, përmirësim dhe korrigjim.

• Ndërsa ngurtësimi mbështetje vetëm mbi mjetet që dikur funksionuan, por që tashmë nuk janë më të përshtatshme për kohën e tashme e as për të ardhmen, gjë që çon në largim nga parimet e jetës, pavarësisht se ato mund të kenë qenë të drejta dhe të vlefshme në fillim.

Hoxhë Halil Avdulli

Frymëzuar nga libri në foto:

Exit mobile version