Diabeti mellitus është ndoshta një nga sëmundjet më të vjetra që njihet nga njerëzimi, i përshkruar që në antikitet e deri tek emri “diabet”, që për herë të parë u përshkrua si i tillë nga Arateus në shekullin II p.e.s.
Ndërsa rastet në ato kohë kanë qenë të pakta, sot në kohët moderne mund të flitet për një epidemi të vërtetë të diabetit mellitus, sidomos diabeti mellitus tipi II që është i lidhur veçanërisht me obezitetin dhe mënyrën inaktive të jetesës.
Tipi II i diabetit mellitus, quhet ndryshe edhe një çrregullim kronik i metabolizmit të njeriut.