Google dhuron 2 milionë dollarë për nevoja të refugjatëve

Kompania e kërkimit, Google ka dhuruar një donacion prej 2 milionë dollarësh për nevoja të refugjatëve.

Zyrtarë të kësaj kompanie kanë deklaruar se do japin fonde për Shoqatën e të Drejtave Civile, Qendrën Ligjore të Emigrantëve, UNCHR dhe Komitetin Kombëtar të Shpëtimit, shkruan DailyMail.

Rreth 200 punëtorë të kësaj kompanie janë të prekur nga urdhri i Donald Trumpit për ndalim të refugjatëve.

Kundër këtij vendimi kanë dalur kompanitë e mëdha botërore, si Facebook, Apple, Google dhe kompani të tjera.