Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të bëjë sot dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardikokirurgjisë në QKUK, në orën 9.30.
Ky donacion bëhet në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Italisë në Kosovë, këto aparatura do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Kosovës të cilët do të kërkojnë trajtim në këtë klinikë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, dhe Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.