Këshilli i Bashkësisë Islame të Malishevës ka pranuar sot 43 ari truall vakëf për nevojat e këtij Këshilli. Kjo traditë e mirë e lënies së tokës vakëf për nevojat e Bashkësisë Islame është vazhduar edhe nga vëllezërit Berisha, të cilët dhuruan 36 ari truall, si dhe nga Milazim Hamëz Hoti, i cili dhuroi 7 ari truall.
Me këtë rast, kryetari i KBI-së së Malishevës, Sead ef. Paçarizi, falënderoi donatorët, duke lutur Allahun xh.sh. që kjo vepër e tyre të pranohet si sadaka rrjedhëse për këto familje.
Shembujt e personave që po lënë tokën vakëf dita-ditës janë duke u shtuar, për çka Bashkësia Islame është tejet mirënjohëse dhe falënderuese.
Lusim Allahun e Madhëruar që vëllezërit Berisha dhe Milazim Hamëz Hotin, por edhe të gjithë bamirësit t’i shpërblejë me mirësitë e Tij të pafundme! /bislame