Dhurata më e bukur që do të mund t’ia bënte familja një Maturanti!

Dr. Rijad Imeri

Dhurata më e bukur që do të mund t’ia bënte familja një Maturanti/e me 300-1000€ do të ishte një librari të vogël në shtëpi në të cilën do t’i zgjeronte njohurit e tij/saj dhe do ta ndërtonte personalitetin e tij/saj.
Sigurisht familja do të arsyetohej se nuk i kemi kushtet për të shpenzuar para në libra!
Kurse Maturanti/ja do të thoshte që unë prej librave po iki e ju ende doni të më dënoni me libra.
E profesori do ta justifikonte me fjalët: lëreni ju lutem të festoj, se edhe po t’i bleni libra, ai/ajo ende nuk e ka përvetësuar shkrim-leximin, kështu që mos investoni kot.
Sikur ta ndërtonim një rini e cila do ta donte më shumë librin se sa kostumin që e mbanë, e aroma e librit më e dashur se aroma e parfumit, e librin ta mbante si stolinë më të vlefshme të tij/saj dhe biblioteka të bëhej më e dashur se restorantet e kafeteritë, atëherë kjo do të ishte krenaria e vërtetë e familjes, profesorëve dhe e shtetit e kombit tonë.

Dr. Rijad Imeri