Dhurata më e mirë për evladin tënd

Secila shtëpi, të paktën, duhet ta posedojë një Kur’an. Në mos e pastë në gjuhën arabe, të paktën ta ketë një të përkthyer në gjuhën që e kupton më së miri.

Kur’ani fisnik është dhurata më e mirë që mund t’ia dhuroni dikujt, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një musliman apo jomusliman, të pasur apo fukara, madje pa pasur nevojë edhe për ndonjë shkak.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për fëmijën tuaj, është t’i dhuroni një Kur’an. Nëse fëmijën tuaj, tani më, e dërgoni në ndonjë shkollë të Kur’anit (Mekteb), mundohuni t’i mësoni edhe gjuhën arabe, ashtu që të mund ta kuptojë më mirë Kur’anin.

Prindërit tanë gabuan pasi nuk i dhanë ndonjë rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës arabe, prandaj, ju mos e bëni të njëjtin gabim. Mësojeni gjuhën arabe, si ju, ashtu edhe fëmijët tuaj. Mundet, që me këtë, t’ju siguroni çfarëdolloj arsimimi dhe arritje të larta shkencore. Kjo do t’iu ndihmonte në këtë botë, ndonëse nuk është edhe patjetër.

Mirëpo, nese nuk do t’i mësonit se si t’i afrohen më se miri Allahut të Madhërishëm, në Ditën e Gjykimit, të gjitha diplomat e kësaj bote do të jetë të pavlefshme.

Nëse do t’ua mësonit gjuhën arabe dhe leximin e Kur’anit fisnik, do t’i siguronit vetvetes dhe atyre punë të mbara të cilat do të ishin të vazhdueshme.

I Dërguari i Allahut, Muhammedi alejhis-selam, ka thënë: “Kur njeriu vdes, të gjitha veprat e tij ndërpriten, përveç tri gjërash; sadakaja e vazhdueshme, dituria e dobishme që u vlen të tjerëve dhe një fëmijë i mbarë që lutet për të”.(Imam Muslimi).

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress)