Dhunohet një femër në Prishtinë, arrestohet 45 vjeçari

Një person i moshës 45 vjeqare është arrestuar sot në Prishtinë pasi që dyshohet se ka dhunuar një femër dhe të njëjtën nën kërcënimin e armës e ka mabjtur me dhunë në një banesë.

Policia ka pranuar informatën, se në rrugën “Bajram Kelmendi në Prishtinë , saktësisht në një banesë, viktima është duke u mbajtur me dhunë, nga i dyshuari i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar operacionin për kapjen e të dyshuarit si dhe lirimin e viktimës, operacion ky që ka rezultuar me sukses me ç’ rast është arrestuar i dyshuari;A. Mehmeti.

Në të njëjtën kohë në vendin e ngjarjes nga njësitet policore është gjetur dhe sekuestruar arma; Revole e tipit C.Z e kalibrit 7.65mm me 7 fishekë, e poseduar pa leje nga i dyshuari, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike ( dyshohet kokainë).

Viktimës së rastit i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që personit të dyshuar pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon hetimin e të gjitha rrethanave të cilat e karakterizojnë rastin me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të tyre.