Ballina Lajmet Kosovë Dhuna në familjet kosovare s’ka të ndalur, tri raste në 24 orët...

Dhuna në familjet kosovare s’ka të ndalur, tri raste në 24 orët e fundit

Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të dhunës në familje e ku viktima janë si zakonisht femrat.

Në Gjakovë dhe Prishtinë burrat kanë ushtruar dhunë ndaj grave të tyre, ndërsa në Rahovec vëllai së bashku me njërën motër, ka ushtruar dhunën mbi motrën tjetër.

Këto raste janë raportuar në polici me ç’rast personat e dhunshëm janë dërguar në mbajtje.

Ky është raporti i Policisë përkitazi me dhunën në familje:

Gjakovë 08.01.2021-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjete dhe konfiskuar 1.5 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rahovec 09.01.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Hajvali, Prishtinë 09.01.2021-17:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka njoftuar se i dyshuari ka probleme psiqike. Ne vendin e ngjarjes kane dale edhe ekipi mjekësor të cilët të dyshuarin e kanë dërguar në neuropsikiatri ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe me pas është liruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Exit mobile version