Dhuna e ushtarëve izraelitë ndaj të moshuarit palestinez rikujton rastin Floyd në SHBA

Është zbuluar se ushtarët izraelitë gjatë intervenimit të tyre ndaj palestinezëve që organizojnë protesta paqësore në Bregun e pushtuar Perëndimor, kanë zbatuar dhunë sikurse atë të policisë amerikane që shkaktoi vdekjen e afroamerikanit George Floyd, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët izraelitë të cilët intervenuan ndaj protestës së palestinezëve kundër vendbanimeve hebreje në qytezat Jabara dhe Shufa të qytetit Tulkarm, palestinezin 64-vjeçar Hayri Hanun e kanë zvarritur nëpër tokë.

I moshuari palestinez i cili rezistoi ndaj tyre u shkel në shpinë dhe qafë me gju.

Tërhoqi vëmendjen se i moshuari nuk e la nga dora flamurin palestinez pavarësisht dhunës së ushtarëve izraelitë.

Ai u lirua disa orë pasi ishte privuar nga liria ndërsa trupi i tij ishte mavijosur për shkak të sulmeve të forcave izraelitë.

“Jemi këtu për të qëndruar kundër vendbanimeve hebreje”

Gjatë protestës, zëdhënësi i Komitetit të Luftës kundër Murit të Ndarjes dhe Vendbanimeve Hebreje, Abdullah Abu Rahme, në deklaratën për AA tha se janë këtu për të qëndruar kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje duke konfiskuar dhjetëra dynymë tokë.❮❯

Dhuna e ushtarëve izraelitë ndaj të moshuarit palestinez rikujton rastin Floyd në SHBA

p>Sipas tij, projekti në fjalë, do të ndajë qytezat në jug të qytetit me qendrën dhe veriun. Ai u bëri thirrje grupeve palestineze që të ndërmarrin veprime.

Sipas të dhënave të organizatës izraelite për të drejtat e njeriut “Peace Now”, në Kudsin Lindor nën okupim ndodhen 13 njësi vendbanimesh të paligjshme hebreje ndërsa në Bregun Perëndimor 253 vendbanime të paligjshme.

Mbi 650 mijë kolonë hebrenjë që jetojnë në këto vende e bën jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje të vendosura në territoret e okupuara konsiderohen të paligjshme.