Të paktën 23 njerëz, duke përfshirë dhjetë gra dhe pesë fëmijë, u vranë në sulmet vetëvrasëse në Mosul të hënën, pas të cilave besohet se qëndron organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy kamikazë hodhën veten në ajër në mesin e disa civilëve të cilët po përpiqeshin të largohen nga qyteti i vjetër i Mosulit, deklaroi për AA, togeri Ahmed Al-Qasam Ubeidi. Ai tha se nëntë persona tjerë, u vranë në sulmet me raketa të kryera nga DEASH-i.
Në të njëjtën kohë, gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar në Mosul, janë vrarë “gabimisht” 15 ushtarë irakianë, konfirmuan autoritetet vendase.
Dikur qyteti i dytë më i madh i Irakut, sot paraqet vendqëndrimin më të madh të DEASH-it, ndërkohë forcat irakiane thanë se i njëjti do të jetë simbol i thyerjes së terrorizmit në vend.