Dhjetëra vetura përfshihen në aksident: 12 persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zinxhirorë, ku janë përfshirë dhjetëra vetura.

Ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, ku janë përfshirë 15 automjete.

Policia ka bërë të ditur se ka edhe të lënduar. Deri me tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore 12 person.

“Me daten 05.08.2020 rreth ores 09:40 ne rrugen Ferizaj – Prishtinë, kanë ndodhur pesë aksidente trafiku me lendime trupore . Në këto aksidente kanë qenë të perfshira 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjeksore deri tani kanë kerkuar 12 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.