Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur nga dy shpërthime me bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu.
Një bombardues vetëvrasës shpërtheu veten pranë një hoteli ku Presidenti Mohamed Abdullahi Farmajo po e priste një delegacion.
Sic njofton Al Jazeera, grupi terrorist Al Shabab ka marrë përgjegjësinë për sumin.
Qindra persona kanë humbur jetën në javën e kaluar si pasojë e shpërthimeve që ndodhën në javën që po lëmë pas. Shumica e viktimave ishin civilë, por pati edhe nga personeli ushtarak. /MESAZHI/