Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në Gaza, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore

Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në Gaza, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore

Të dielën në orët e para të mëngjesit, dhjetëra palestinezë u vranë ose u plagosën gjatë sulmeve ajrore në Khan Younis dhe qytetin e Gazës, ndërsa forcat izraelite zgjeruan ndjeshëm ndërhyrjet e tyre në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve të Al Jazeera, në rajonin e al-Mawasi, në jug të sektorit, avionët izraelitë bombarduan një tendë që strehoheshin të zhvendosurit, duke vrarë gjashtë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Po ashtu, tre anëtarë të një familjeje humbën jetën pas një sulmi ndaj shtëpisë së tyre në lagjen al-Amal në perëndim të Khan Younis.

Shtëpia u shkatërrua plotësisht si pasojë e bombardimit. Ndërkohë, mbi 20 persona të tjerë janë plagosur në këto sulme, që vijnë në kohën kur ushtria izraelite ka shtuar veprimet ushtarake brenda territorit të Gazës.

Exit mobile version