Forcat izraelite kanë plagosur dhjetëra palestinezë përfshirë edhe një djalë 13-vjeçar gjatë përplasjeve midis ushtarëve të saj dhe protestuesve palestinezë në një demonstrate për të përkujtuar djegien e Xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit 52 vjet më parë.
Ushtria izraelite deklaroi të shtunën se goditi katër vende të prodhimit dhe magazinimit të armëve në Gaza që i përkisnin Hamasit. Raportohet se u plagosën njëmbëdhjetë palestinezë.
Bastisjet erdhën disa orë pasi ushtarët izraelitë hapën zjarr mbi turmat e palestinezëve të rinj që protestonin në gardhin që ndan Gazën dhe Izraelin.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dhjetëra njerëz u plagosën, përfshirë një djalë 13-vjeçar palestinez i cili u qëllua në kokë.
“Dyzet e një civilë u plagosën me lëndime të ndryshme,” tha ministria në një deklaratë.
Ushtria izraelite i quajti protestuesit “trazirë” dhe tha se disa ishin përpjekur të ngjiteshin në gardhin e kufirit dhe hodhën “pajisje shpërthyese” kundër ushtarëve të saj.
Ushtria tha se “u përgjigj me mjete të ndryshme për shpërndarjen e trazirave, dhe kur ishte e nevojshme zjarr i drejtpërdrejtë”.
Al Jazeera raporton se në Gaza të paktën 10 nga palestinezët e plagosur ishin fëmijë dhe dy ishin në gjendje kritike. /tiranapost