Dhjetëra të arrestuar pas operacioneve antidrogë në Siçili

Policia italiane ka arrestuar dhjetëra persona, pas disa operacioneve kundër trafikut të drogës në qytetin jugor të Palermos.

Urdhërarrestet janë lëshuar kundër 58 të dyshuarve, të akuzuar për krime në lidhje me prodhimin dhe shitjen e drogës.

Operacioni kishte në shënjestër një organizatë të akuzuar për menaxhimin e tregtisë së drogës në lagjen ”Sperone” të qytetit sicilian.

Sipas autoriteteve, grupi trafikonte drogë, nga kokaina te metamfetamina dhe marijuana, pranë shkollave së lagjes, duke përfituar 1,5 milionë euro në vit. /atsh