Dhjetëra palestinezë të plagosur në përleshjet në Bregun Perëndimor

Dhjetëra palestinezë u plagosën sot në Bregun e okupuar Perëndimor kur ushtria izraelite përdori municione të gjalla dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, bëjnë të ditur dëshmitarët okularë, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se forcat izraelite qëlluan me plumba gome si dhe bombola gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit palestinezë që marshonin në protestën kundër vendbanimeve izraelite në Deir Jarir në qytetin Ramallah.

Përleshjet shpërthyen po ashtu midis forcave dhe protestuesve pasi ushtria izraelite iu drejtua dhunës.

Ndërkohë, mjekët në terren për AA thanë se ata ofruan trajtim në terren për tre persona të plagosur me plumba metali si dhe dhjetra raste asfiksimi për shkak të gazit lotsjellës.

Më shumë se 400 mijë kolonë hebrenj aktualisht jetojnë në më shumë se 250 vendbanime të paligjshme në Bregun e okupuar Perëndimor.

Ligji ndërkombëtar i sheh si Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të okupuara” dhe i konsideron të gjitha veprimtaritë e ndërtimit të vendbanimeve hebreje si të paligjshme.