operacionit ushtarak “Stuhia e vendosmërisë” sot në Sana u organizua një tubim masiv me masa të shtuara të sigurisë.
Shumë mbështetës të rebelëve të lëvizjes shiite Husi dhe grupeve të tyre aleate besnike ndaj ish-presidentit Ali Abdullah Salih u mblodhën në Sheshin e Es-Sebin.
“Stuhia e vendosmërisë” është operacion ushtarak të cilin kundër Lëvizjes Husi në Jemen para dy vitesh e nisën forcat ajrore të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite.
Jemeni është skenë e krizës së thellë politike dhe të sigurisë e cila në fund të vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile, kur kryengritësit, të udhëhequr nga lëvizja shiite Husi, pushtuan qytetin kryesor jemenas të Sana, ndërsa më pas edhe disa rajone të tjera.
Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi dhe qeveria e tij iku në Arabinë Saudite, ndërsa qyteti jugor Aden tani është qendra administrative e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.