Dhjetëra hebrenj fanatikë hynë në oborrin e xhamisë Al-Aksa të shoqëruar nga policia izraelite në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se 63 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë e Shenjtë përmes Portës Al-Magaribe (Marokene) në jugperëndim të Mesxhid al-Aksasë.
Më tej thuhet se midis atyre që morën pjesë në sulm ishte ish-deputeti i ekstremit të djathtë, rabini Yehuda Glick.
Gjithashtu thuhet se grupi hebre, nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhid al-Aksa pasi u shëtit nëpër oborret e Xhamisë së Shenjtë.
Bastisje të tilla nga hebrenjtë fanatikë në Xhaminë e shenjtë bëjnë që tensionet në rajon të përshkallëzohen.
Sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit është shkelur
Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë së Jordanisë.
Ndërsa që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë pa lejen e Administratës por me vendimin e njëanshëm të Izraelit të shoqëruar nga policia.
Duke i përshkruar këto aktivitete si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thotë se është shkelur sovraniteti i muslimanëve. /aa