Indeksi Global i Paqes ka zbuluar listën me vendet më të sigurta në botë – listë e cila i renditë shtetet në bazë të asaj se sa paqësore janë.
Raporti, i cili është publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i ka vlerësuar 163 shtete duke i analizuar 23 faktorë të ndryshëm, përfshirë shkallën e vrasjeve, terrorin politik, dhe vdekjet nga konfliktet e brendshme, transmeton Telegrafi.
Për të 11-in vit me radhë, shteti i pjesës veriore të Evropës, Islanda, është renditur prapë në maje të listës si shteti më i sigurt në botë.
Islanda është shtëpi e 300,000 banorëve dhe ka një shkallë krimi tejet të ulët me vetëm 1.8 vrasje për 100,000 njerëz në vit.
Pjesa tjetër e listës janë kryesisht shtete perëndimore, ndonëse përfshihen edhe disa shtete të zhvilluara aziatike.
Sidoqoftë, kjo është lista me dhjetë shtetet më paqësore në botë:
1: Islanda
2: Zelanda e Re
3: Austria
4: Portugalia
5: Danimarka
6: Kanada
7: Republika Çeke
8: Singapori
9: Japonia
10: Irlanda. /Telegrafi/