Dhimbjet e stomakut/ Cilat janë rastet urgjente për shëndetin

Shkaktarët e dhimbjeve të barkut janë të ndryshëm. Kurat e trajtimit janë tërësisht në varësi të shkakut. Disa dhimbje mund të largohen duke eliminuar ushqimet pikante, disa me medikamente, ndërkohë që disa të tjera kërkojnë një kujdes të menjëhershëm mjekësor. Përcaktimi i seriozitetit të dhimbjeve nuk mund të bëhet plotësisht nga vetë personi, megjithatë ka disa simptoma që përbëjnë një këmbanë alarmi.

Kur Duhet Të Shkoni Urgjent Tek Mjeku

Sipas të dhënave dhimbja e stomakut mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje kërcënuese për jetën. Këtu përfshihet edhe apendisiti dhe bllokimi i zorrëve. Dhimbjet e stomakut konsiderohen urgjente në rast se:

Jeni shtatzënë, Dhimbja nis brenda një jave pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale, I jeni nënshtruar një baypasi gastrik apo ndërhyrje në zorrë, Zona abdominale është e zgjeruar, forcuar apo e nxirë, Keni hemoragji, Keni vështirësi në frymëmarrje, Keni shtrëngim të kraharorit, Keni marramendje, dhimbje të qafës e shpatullave, Keni probleme me shikimin. Në raste të tilla njeriu nuk duhet të presë që dhimbja të largohet vetë por të drejtohet vetë në qendrën mjekësore më të afërt.

Kur Duhet Të Kontaktoni Mjekun

Ka raste të tjera kur dhimbja e stomakut është e fortë por nuk është nevoja të shkoni në qendrën mjekësore. Ju duhet të kontaktoni me mjekun brenda 1-2 ditësh në rast se:

Keni dhimbje dhe të përziera kur ushqeheni, Keni diare që zgjat prej më shumë se pesë ditë, Keni temperaturë të lartë që zgjat mbi tre ditë, Keni humbje të oreksit, Dhimbja nuk largohet pas një ose dy ditësh.

Kur Dhimbjet e Stomakut Nuk Janë Urgjente

Nëse dhimbjet e barkut janë të lehta dhe nuk shoqërohen me asnjë prej simptomave të lartpërmendura, atëherë ato largohen vetë. Dhimbje të tilla mund të shkaktohen nga probleme si: konstipacioni, gazrat, ushqimet me yndyrë ose ato pikante. Këto dhimbje zakonisht largohen vetë pas disa orësh. Për të lehtësuar situatën në stomak, sigurohuni të pini sa më shumë lëngje dhe të konsumoni ushqime që sipas termave popullore ‘mbledhin’ stomakun. Mos konsumoni ushqime me yndyrë, pikante apo pije që përmbajnë alkol dhe kafeinë. Këshillohet të pini çaj mente apo nenexhiku për qetësimin e dhimbjeve./AgroWeb.