Motor elektrik, me telekamera, sensorë, radarë dhe inteligjencë artificiale. Ky është motori i fundit i kompanisë finlandeze Verge, që më këtë mjet bën të mundur të ketë pamje teknologjike nga të gjitha anët, duke informuar menjëherë drejtuesin dhe në mungesë të një veprimi, korrigjon nëpërmjet sistemit situatën.
Sipas bashkëthemeluesit të Brand, konsiderohet një motor më inteligjent dhe i sigurt në drejtim. Të dhënat teknikë janë inovatore, duke zëvendësuar pjesën motorike tradicional me atë elektrike, duke e bërë në peshë 50% me të lehtë.
Ka një autonomi prej 375 kilometrash dhe koha e karikimit të baterisë nga 0-80% plotësohet në 25 minuta, e përputhshme edhe me karikuesit Tesla.
Mjeti i ri Ts Ultra mbërrin në treg këtë pranverë, me një çmim prej 55 mijë euro. Dhe është i vetmi produkt i gamës që do të ketë të inkorporuar paketën Starmatter Vision, me teknologji që krijon një rrjet sigurie 360 gradë për drejtuesin, i përbërë nga 6 telekamera, 2 radar me rezolucion të lartë të integruar me një sërë sensorësh që analizojnë vazhdimisht udhëtimin me një skansion perimateral me rreze 250 metra.
Çdo gjë transmetohet në 2 ekrane dhe sistemin audion të integruar në kokoren që komunikon me pilotin. Sipas kompanisë, aktualisht është motori më i sigurt në tregun botëror.