Ballina Kuzhinë Dezinfektojeni lavamanin me vetëm 2 përbërës

Dezinfektojeni lavamanin me vetëm 2 përbërës

Lajmë çdo ditë enë të cilat përmbajnë papastërti nga ushqimet e ndryshme që konsumojmë, ndaj përgatiteni vetë këtë dezinfektant natyral.

Lajmë çdo ditë në të pafund enë të cilat përmbajnë papastërti nga ushqimet e ndryshme që konsumojmë.

Supozohet që e shpërlajmë me ujë sa herë mbarojmë së lari enët, por në fakt aroma e pakëndshme mbetet sërish aty, pavarësisht detergjentit larës të enëve.

Tashmë nuk keni pse të shqetësoheni as për këtë problem që sigurisht e ka një zgjidhje, të thjeshtë madje.

Për këtë ju nevojiten:

Limon

Uthull e bardhë

Tabaka kubi për akull

Prisni limonin në copa të vogla dhe vendoseni nga një copë në secilin kub akulli.

Më pas mbushni secilën hapësirë me uthullën e bardhë dhe vendosini enët në frigorifer, në pjesën e ngrirjes.

Pasi të jenë ngrirë të gjitha, nxirrini nga ena kubike dhe vendosini në një qese të pastër duke i kthyer sërish në ngrirje.

Mund t’i përdorni sa herë të dëshironi, duke vendosur një ose dy kuba akulli me uthull dhe limon në lavamanin e enëve në mënyrë që të eleminojë aromën që përmban lavamani.

Nëse për momentin nuk ju gjendet limoni në shtëpi, keni një zgjidhje tjetër alternative si për shembull vanilja, të cilën e kombinon me uthullën dhe e përgatit njësoj si limonin.

Pra, nëse doni që lavamani juaj i enëve të ketë një aromë të mirë dhe të mos përmbajë yndyra të enëve, vendosni në të nga një kub akulli me këto përbërës të cilët do të japin vërtetë një rezultat të mahnitshëm./Mesazhi/

Exit mobile version