13.700 ton mbetje plastike përfundojnë në vit në Detin Mesdhe, që është një ndër më të ndoturit në nivel botëror.
Nga këto, 3.700 ton notojnë në sipërfaqe. Ndërkohë që mendohet se në nivel botëror gjenden më shumë se 250 mijë ton detrite plastike, çka ndikon shumë negativisht në mjedisin ujor dhe në Tokë.
Nga vitet ‘50, prodhimi i plastikës është rritur në nivele të jashtëzakonshme, dhe vetëm që nga vitit 2019 deri më sot në botë janë prodhur 368 milionë ton plastikë. Nga kjo sasi, një pjesë e madhe përfundon si mbetje në dete e oqeane.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Kufijtë e Shkencave Detare, Deti Mesdhe është një pikë e nxehtë për ndotjen si pasojë e plastikës. Janë disa arsye për këtë gjë, duke nisur që është një zonë ku brigjet janë shumë të populluara, peshkimi, lundrimi, turizmi dhe në fund qarkullimi i limituar i fluksit të rrymave drejt Qqeanit Atlantik.
Gjithashtu Mesdheu është i pasur me biodiversitet, që e bën të jetë një zonë me interest ë lartë për konservimin e specieve detare. Kështu ndotja nga plastika godet të gjitha nivelet e biodiversitetit, duke hyrë prej kohësh tashmë në zinxirin ushqimor njerëzor.
Nga analizat e kryera, rezulton se brigjet e Turqisë dhe Greqisë janë më të ndotura me mikroplastika, ndërsa brigjet e Algjerisë, Shqipërisë por edhe Turqisë janë të mbushura me makroplastika.