Aktualisht nuk ka një datë specifike kur pritet që Google të zbulojë Pixel 6, ndërsa në të kaluarën smartfonët Pixel kanë debutuar në Tetor.
Disa pamje të cilat mendohet se i përkasin modeleve Google Pixel 6 janë publikuar online dhe vinë me një dizajn të ri. Ato konfirmojnë se Google do të prezantojë dy variante këtë vit, një model me ekran më të madh me emërtimin Pro që zëvendëson atë XL.
Pamjet publikuar nga @OnLeaks detajojnë edhe disa specifika të Pixel 6 dhe 6 Pro. Modeli standard ka ekran 6.4-inç OLED të rrafshët dhe madhësi prej 158.6 x 74.8 x 8.9mm.
Ekrani është më i madh sesa Pixel 5 vitin e kaluar ndërsa një skaner i shenjave të gishtërinjve do të zhvendoset nga pjesa e pasme nën ekran këtë vit. Teknologjia e karikimit wireless dhe një altoparlantë mono në fund të telefonit janë tipare të tjera.
Megjithatë Pixel 6 Pro do të jetë flashipi i vërtetë me ekran 6.67-inç OLED dhe skaje të lakuara. Do të jetë ndjeshëm më i madh me dimensione 163.9 x 75.8 x 8.9 mm.
Një diferencë me Pixel 6, modeli Pro ka korniza më të holla ekrani dhe tre kamera të pasme. Lentja periskop dhe ekrani më i madh do ta diferencojnë nga modeli standard.