Detajet për shortin e playoff-it në Ligën e Kampionëve

Shorti i play off-it për fazën eliminatore të UEFA Champions League për sezonin 2024/25 do të zhvillohet nga ora 12:00 të premten më 31 janar.

Play-off-et e fazës eliminatore janë të reja për kompeticionin 2024/25. Ndërsa tetë skuadrat e para në fazën e ligës kualifikohen automatikisht për në raundin e 16-të, skuadrat që përfundojnë në vendin e nëntë deri në vendin e 24-të nisin fazat e eliminimit. Ata garojnë në një play-off të fazës eliminatore me dy ndeshje për të siguruar rrugën e tyre në 16-shen e fundit.

Skuadrat që përfundojnë fazën e ligës nga vendi i nëntë deri në vendin e 16-të do të kalojnë në shortin e parë të fazës eliminatore dhe do të përballen me një skuadër të renditur nga 17 deri në 24, përcjellë KosovaPress.

Tetë klubet që mbizotërojnë në play-off të fazës eliminatore kalojnë në raundin e 16-të.

Këto janë ekipet që marrin pjesë në short:

9. Atalanta (ITA)

10. Borussia Dortmund (GER)

11. Real Madrid (ESP)

12. Bayern München (GER)

13. Milan (ITA)

14. PSV (NED)

15. Paris Saint-Germain (FRA)

16. Benfica (POR)

17. Monaco (FRA)

18. Brest (FRA)

19. Feyenoord (NED)

20. Juventus (ITA)

21. Celtic (SCO)

22. Manchester City (ANG)

23. Sporting CP (POR)

24. Club Brugge (BEL)