Detajet e Policisë për vrasjen te Parku i Qytetit, identifikohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arritur të identifikoj një të dyshuar që vrau sot një person dhe një tjetër e la të plagosur.

“Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton lajmi.net

Policia ka konfirmuar emrat e viktimave. Ata janë Arianit Gashi, 26-vjeç i plagosur dhe Eron Agaj, 22 vjeçar, i cili ndërroi jetë në QKUK pas plagëve të marra.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në afërsi të parkut të qytetit në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat:

A. Gashi, 26 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar,
E. Agaj, 22 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar ,
të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (E. Agaj), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 13:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.

Aktualisht policia ka arrite që të identifikoj një person si të dyshuar të mundshëm dhe është duke punuar për arrestimin e tij.

Ndërkohë që hetuesit policor, me një intensitet të shtuar kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.