Ballina Lajmet Kosovë Dështon seanca për gazin lotsjellës, pas mungesës së ministrit Sveçla

Dështon seanca për gazin lotsjellës, pas mungesës së ministrit Sveçla

Gjyqtari Sabit Sadikaj ka thënë se ministri në largim i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka informuar gjykatën përmes e-mailit se nuk gjendet në Kosovë por jashtë vendit.

Me këtë rast ka dështuar seanca gjyqësore për gazin lotsjellës.

Ai konstatoi po ashtu se arsye për shtyrjen e seancës është mungesa e avokates së Salih Zybës për arsye shëndetësore.

Për Fitore Pacollin tha se i është dorëzuar ftesa në derë, por nuk është e konfirmuar se a e ka marrë ftesën personalisht.

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetë të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Drita Millaku akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit në mars 2018.

Exit mobile version