Ballina Lajmet Kosovë Dështon për herë të shtatë kandidatura e Albulena Haxhiut, seanca vazhdon më...

Dështon për herë të shtatë kandidatura e Albulena Haxhiut, seanca vazhdon më 1 maj në Ditën e Punëtorëve

Kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu për herë të shtatë ka dështuar që t’i sigurojë votat për tu zgjedhur kryetare të Kuvendit.

Në votimin e zhvilluar, 54 deputetë votuan në favor të Albulena Haxhiu, 44 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshme.

Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të enjten në orën 10:00, më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Exit mobile version