Dështon modeli elektrik i Fiat – përfundon prodhimi

Automjetet elektrike nuk po ecin mirë në tregun europian, siç e tregon edhe lëvizja e fundit e bërë nga Fiat.

Siç njoftuan nga kjo markë, për katër javë pezullohet prodhimi i modelit Fiat 500e, versioni i ri elektrik i veturës së njohur.

Kujtojmë, “vëllai i tij më i madh” Fiat 500 është prodhuar në Poloni, por prodhimi është ndërprerë dhe nuk është më në tregun evropian.

Fiat 500 i ri do të jetë në dispozicion si hibrid, por vetëm nga viti 2025 apo edhe 2026, dhe deri atëherë vetëm modeli 500e është i disponueshëm për publikun.

Ky hibrid, ashtu si Fiat 500e, do të prodhohet në fabrikën Mirafiori në Torino.