Dështon mbledhja e Qeverisë ku pritej të procedohet demarkacioni

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Qeverisë se Kosovës, në të cilën ishte paraparë shqyrtimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Në këtë mbledhje, e cila është paraparë të fillonte në ora 10:00, nuk është parë asnjë ministër nga radhët e PDK-së.

Ndërkohë qe ‘Indeksonline’, ka raportuar se kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar një takim për t’u koordinuar për çështjen e demarkacionit.

Raportohet se ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit për sa i takon procedimit të kësaj marrëveshje.