Dështojnë përpjekjet e Google për blerjen e firmës së sigurisë kibernetike

Wiz ofron shërbime të sigurisë bazuar në cloud për sipërmarrjet dhe ishte një objektiv tërheqës për kompania ndërsa Google do të konkurronte më mirë me liderët si Microsoft dhe Amazon.

Startupi i sigurisë kibernetike Wiz ka refuzuar një blerje të mundshme prej 23 miliardë dollarësh nga kompania mëmë e Google, Alphabet. Nëse do të realizohej, do të kishte qenë blerja më e madhe në historinë e gjigantit të kërkimit.

Në një komunikim të brendshëm të kompanisë, bashkëthemeluesi Assaf Rappaport tha se Wiz do të ndiqte një IPO. Blerja gjithashtu do të dyfishonte vlerën e Wiz që në muajin Maj vlerësohej me 12 miliardë dollarë pas një raundi investimi prej 1 miliardë dollarësh.

Wiz ofron shërbime të sigurisë bazuar në cloud për sipërmarrjet dhe ishte një objektiv tërheqës për kompania ndërsa Google do të konkurronte më mirë me liderët si Microsoft dhe Amazon.

Gjithashtu një marrëveshje e mundshme nuk do të kishte kaluar pa presionin e autoriteteve rregullatorë dhe mendohet se ka qenë një prej arsyeve pse Wiz është tërhequr.

Aktualisht Google është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për motorin e kërkimit dhe biznesin e reklamimit. Kujtojmë në 2022 Google bleu dy firma të tjera të sigurisë kibernetike, Siemplify dhe Mandiant për 500 milionë dhe 5,4 miliardë dollarë respektivisht.