Oliver Ivanoviq i kishte vënë qëllim vetes që të fitonte zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Veriut, me partinë e tij SDP. Kishte kritikuar qeverisjen e Listës Serbe në veri të Kosovës, dhe mbante shpresa për fitore.
Por, pas numërimit të të gjitha votave – duke mos përfshirë ato me kusht – Lista Serbe fitoi edhe një mandat 4-vjeçar në Mitrovicë të Veriut. Madje, Lista Serbe, e përkrahur nga Qeveria e Serbisë, fitoi pa balotazh në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Me 66 për qind të votave, Goran Rakiq i Listës Serbe la prapa SDP-në e Ivanoviqit, e cila fitoi vetëm 18 për qind të votave.
Por, partia e Oliver Ivanoviq ishte partia e vetme serbe që mori vota në Skenderaj. Në këtë komunë, SDP fitoi 102 vota për Asamblenë Komunale.
“GI SDP – OLIVER IVANOVIĆ” ka qenë partia të cilën qytetarët e Skenderajt kanë mundur ta votojnë për asamble.
Kjo parti serbe pavarësisht pjesëmarrjes nuk ka arritur të kaloi pragun për përfaqësim në asamblenë e Skenderajt.
Skenderaj ka një fshat me banorë të nacionalitetit serb dhe votat kryesisht kanë ardhur nga ky vend.
Shumicën e votave në Skenderaj e ka marrë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila sipas rezultatit të KQZ-së ka arritur ti marr 62.62%./Mesazhi/