Ballina Jeta Diaspora Dëshmitarët e Jehovait “në gjah” pas shqiptarëve në Zvicër

Dëshmitarët e Jehovait “në gjah” pas shqiptarëve në Zvicër

Misionarët e Dëshmitarëve të Jehovait janë duke bërë përpjekje të mëdha për të bërë për vete brezin e dytë të migrantëve në qytetin e Cyrihut. Ata cingërrojnë në çdo derë ku është i shënuar ndonjë emër i shqiptarit apo portugezit duke shpërndarë fletushka që janë të shkruara në gjuhën përkatëse.
Albulena, për shembull, në kutinë e saj postare gjeti një fletushkë me informacion rreth mbajtjes së kongreseve të kësaj bashkësisë fetare. Mikesha e saj dhe bashkatdhetare, Leonora e kishte hapur derën për tu thënë atyre “që të shkojnë sa më larg”. Megjithatë, ajo e ruajti fletushkën për mbajtjen e kongreseve që i organizojnë jashtë vendit.
Edhe tek Lena dhe miku i saj portugez Jose, gjithashtu kishin cingërruar anëtarë të kësaj bashkësie fetare. Burri dhe gruaja filluan të flasin me ta në gjuhën portugeze, ndërsa ata u dorëzuan fletushka në gjuhën e tyre amtare. Në zilen e apartamentit të përbashkët gjendet emri që tingëllon si portugez.
Është krejt e mundur, që Dëshmitarët e Jehovait të marrin në fokus personat ë një gjuhe të veçantë, thotë eksperti i kulteve Georg Otto Schmid për portalin “Watson”, përcjell Albinfo.ch. Një dyshim të ngjashëm e ka edhe ekpsrti Christian Rossi, nga “Infosekta”: “Për arsye të rrethanave zvicerane, pasi në Zvicër ka relativisht shumë emigrantë nga Kosova dhe Portugalia dhe këto grupe gjuhësore nuk mund të përpunohen shpesh për shkak të mungesës së stafit, më pas i është kushtuar vëmendje në intervale të rregullta”.
Zyra e shtypit e bashkësisë fetare nuk jep shumë informata. Sipas zëdhënësit Wolfram, Dëshmitarët e Jehovait, “gjithnjë bëjnë përpjekje për të kontaktuar çdo person në gjuhën e tyre amtare me mesazh biblik”.
Se shumica e shqiptarëve janë myslimanë, për “Deshmitaret e Jehovait” nuk luan ndonjë rol të madh, pasi ata duan qe medeomos te infiltrohen edhe tek ata që tashmë nuk kanë ndonjë dyshim me besimin e tyre. Ata nuk brengosen nëse dikush është ateist, i krishterë, hindu ose mysliman.
“Mjafton vetëm një telefonatë tek vëllezërit dhe motrat në selinë e Nju Jorkut, për të dërguar fletushka në çdo gjuhë të imagjinueshme”, thotë eksperti Schmid.
Exit mobile version