Dëshmi: Në biznesin e deputetit e këshilltarit, fëmijët blejnë duhan e alkool

Hulumtimi ka testuar marketet si ETC pronë e Ramiz Kelmendit, MAXI pronë Gazmend Abrashit këshilltarit të kryeministrit Haradinaj, INTEREX dhe Viva Fresh Store.

Hulumtimi sjell dëshmi se në markete në të paktnë 12 raste janë shitur mallra të ndaluara për fëmijët.

Poashtu hulumtimi zbardh se në 8 raste të testuara shitësit e ndershëm kanë refuzuar të shesin mallin për fëmijët.

Të dhënat  e detajuara të hulumtimit dhe pretendimet e palëve për gjetjet e ‘Drejtësia në Kosovë’ mund t’i ndiqni të premtën nga ora 22 e 20 në RTK dhe Live në KALLXO.com dhe Gjirafa Video.