Ballina Artikuj Dëshira e fëmijes për namaz

Dëshira e fëmijes për namaz

Ebu Jezid el-Bistamiu u ngrit një natë të falë namaz nate, por papritmas pranë veti e sheh djalin e tij.
Meqë djali ishte i vogël, kurse nata e ftohtë dhe pagjumësia e vështirë, ai i tha:
– Bjer flejë o bir se nata është e gjatë!
– Po ti pse u ngrite të falesh? e pyeti djali.
– Mua më duhet të ngrihem biri im, ngase kështu ka urdhëruar Allahu i Madhëruar.
– Kam mbajtur mend një ajet ku Allahu, thotë: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, apo një tretën e saj…”, iu drejtua djali, dhe vazhdoi ta pyes: kush janë ata që u falën me Muhammedin, alejhi selam?
– Ata janë shokët e tij, iu përgjigj babai.
– Nëse qenka kështu, atëherë mos më privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurim ndaj Allahut.
– Biri im, ti je ende i vogël dhe nuk ke arritur moshën madhore.
– Babai im, unë e kam parë nënën kur donte të ndizte zjarrin, së pari fillonte me drunjtë e vegjël, ashtu që të ndizeshin të mëdhenjtë. Kam frikë se në Ditën e Gjykimit Allahu do të fillojë prej neve të vegjëlve, nëse ne nuk e adhurojmë Atë, shtoi më tej djali.
Atëherë Ebu Jezidit iu mbushën sytë me lot nga frika prej Allahut, andaj e lejoi të birin të falej bashkë me të, dhe i tha: Ngrihu, biri im dhe fale namazin, se ti ke më shumë merita tek Allahu se sa unë.

Mësojuni fëmijëve tuaj namazin dhe edukoni ata në frymen islame.

/islamgjakova

Exit mobile version