Ballina Lajmet Deri në orë 13:00, kanë dalë në votime 20.45% të votuesve në...

Deri në orë 13:00, kanë dalë në votime 20.45% të votuesve në Maqedoni

Deri në orë 13.00, në 75.57% të vendvotimeve kanë dalë në votime 20.45% të votuesve apo gjithsej 284 942 votues.

Komunat me dalje më të madhe janë Vevçani 29.54%, Demir Kapi 32.75 %, Negotinë 29.02 %, ndërsa me më pakë dalje janë Likovë 5.43%, Vrapçisht 7.50% dhe Zhelinë 6.62 %Ndërsa për zgjedhjet e parakohshme lokale deri në ora 13.00 në Dibër kanë dalë 17.57%, në Ohër 26.18 % dhe në Novo Sellë 21.27%.

Në pyetjen për përgjegjësinë për gabimet gjuhësore në fletëvotime nga KSHZ mohojnë një gjë të tillë.“Nuk ka fletëvotime me gabime gjuhësore, ato që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale kanë qenë në shpalljen e listës zgjedhore ku ka pasur gabim drejtshkrimor, i cili është rregulluar menjëherë. Pasi të përfundojë rrethi i parë do të shqyrtojmë të gjitha ankesat”, ka deklaruar zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

KSHZ dhe anëtarët e Këshillave vendore mbajnë përgjegjësi vetëm për rrjedhën e procesit brenda vendvotimeve dhe për parregullsitë eventuale merr masa urgjente që ata të shmangen. Për atë që ndodh jashtë, si fotografimi i fletëvotimeve masa marrin organet kompetente.

Exit mobile version