Derbi Milan-Inter më 17 tetor mund të luhet me tifozë

​Të gjithë futbolldashësit prej më shumë se 6 muajsh janë në pritje të një vendimi që do t’i lejojë ata të ndjekin ndeshjet në stadiume.

Pasi UEFA paralajmëroi se Superkupa e Europës do të zhvillohet me tifozë, sinjale pozitive vijnë nga Serie A.

Sandra Zampa, nënsekretare e Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, por edhe ministri i Sporteve Spadafora, kanë deklaruar se rihapja e shkollave do të jetë testi për këtë çështje.

Ky i fundit është shprehur për Rai Sport se një vendim i tillë me shifra të reduktuara do të vijë vetëm pas 30 shtatorit pasi aktualisht është në fuqi dekretin e kryeministrit për kufizimet, raporton Ora News.

Sandra Zampa u shpreh se derbi mes Milanit dhe Interit mund të shtyhet më 17 tetor vetë që të zhvillohet me tifozë në fushë.

Një studim tregoi se Juventus humbet nga 2-4 milionë euro për ndeshje të cilat zhvillohen pa tifozë, ndërkohë që edhe klube të tjera përveç bardhezinjve kanë kërkuar nga rajonet e tyre hapjen e pjesshme të stadiumeve.

Ndryshe nga Italia, në Gjermani dhe më konkretisht në Bundesligë rikthimi i tifozëve në stadiume nuk llogaritet në asnjë mënyrë para vitit të ri.