Deputetja gjermane kërkon ngrirjen e negociatave me Serbinë: Vuçiqi na ka mashtruar për shumë gjatë

Deputetja gjermane, Renata Alt, i ka reaguar presidentit serb për deklaratat që ka bërë pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Alt deklaratën e Aleksandër Vuçiqit se asnjëherë nuk ka dëgjuar për njohje reciproke dhe se kjo është “befasi” për të, e ka quajtur skandaloze.

Ajo ka kërkuar që të ngrihen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Serbinë.

“Reagimi i presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen! Vuçiqi na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo.

Vuçiq ka thënë të premten se askush përveç amerikanëve nuk e ka përmendur njohjen.