Ish- sekretari organizativ i Vetëvendosjes, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ia ka huqur në një urim në Facebook, drejtuar besimtarëve myslimanë. Ai ka ngatërruar Kuban Bajramin me Fitër Bajramin.
Ndër të tjera Molliqaj ka shkruar “Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve muslimanë”.
Reagimi i komentuesve ka qenë i menjëhershëm duke ia bërë me dije që sot është Kurban Bajrami dhe jo Fitër Bajrami.
Një komentuese i ka shkruar “Dardan Kurban Bajrami është përmirëso”.
Më pas Molliqaj e ka përmirësuar gabimin.