Ballina Uncategorized Deputeti gjerman i bën thirrje BE-së për vënie sanksionesh ndaj Radoiçiqit

Deputeti gjerman i bën thirrje BE-së për vënie sanksionesh ndaj Radoiçiqit

ARCHIV - Thomas Hacker (FDP) spricht bei einer Plenarsitzung im Deutschen Bundestag. Foto: Bernd von Jutrczenka/dpa/Archiv

Raportuesi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor i partisë FDP në Bundestagun gjerman, Thomas Hacker, për deklarimit të Milan Radoiçiq se ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të marrë masa.
Ai thekson se BE duhet të vendosë sanksione kundër tij.

“Deklarimi i Milan Radoiçiqit jep më shumë qartësi për ata që qëndrojnë pas grupit kriminal që janë bashkë-përgjegjës për vrasjen e një polici kosovar. Milan Radoiçiq duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit për këtë akt të neveritshëm dhe të pajustifikueshëm.

Nëse ai ndodhet në Beograd dhe aty merr mbrojtje, është i nevojshëm ekstradimi në Republikën e Kosovës. BE-ja duhet të vijojë me konsekuenca dhe të vendosë sanksione kundër tij”, shkroi Hacker në një deklaratë të publikuar të premten në mbrëmje, raporton DW.

Exit mobile version